Rreth Aktivitetit:
5 Dhjetor -Dita Botërore e Vullnetarizmit.
Kjo ditë do ti përkushtohet aktiviteteve më humane që mendohet të zhvillohet nga klubi i vullnetarëve të UniBa në bashkëpunim me gjithë stafin me qëllimin madhor; krijimin e një bote më të mirë e me më pak varfëri dhe vuajtje. Ky aktivitet ka si synim ndërgjegjësimin e të gjithë studentëve se; “Të ndihmosh dhe të sjellësh sadopak ndryshim në jetën e dikujt, fal lumturi e shpresë. Të dhurosh, të jep më shumë kënaqësi se të marrësh!”
Ky organizim kërkon aktivizimin vullnetar të të gjithë studentëve, për grumbullimin e sa më shumë rrobave, librave dhe lodrave për fëmijët në mënyrë që t’u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë.
Ndihmat e mbledhura do të shpërndahen nga vetë studentët e Klubit për familjet në nevojë, fëmijët e jetimores, në spitalet për fëmijë dhe për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës etj.
Vendodhja: Kampusi 1, Kampusi 2
