Reth Aktivitetit:
Një aktivitet që i jep rrugë shpirtit krijues të shprehet nëpërmjet pikturës, ngjyrave, bojrave me shumëllojshmëri që ofron ky grup. Piktura do të realizohet me ndihmën e artistes profesioniste Albiona Hoxha, çdo hap do të realizohet nën mbikëqyrjen e saj. Telajo merret me vete pasi përfundon ose organizohet një ekspozitë e vogël, bëhen foto në grup duke respektuar distancimin fizik. Aktiviteti mund të zhvillohet në studion e bashkëpunëtores piktore Albiona Hoxha. Secili pjesmarrës jep një kontribut të vogël për blerjen e materialeve të nevojshme si bojrat, telajo etj.