Rreth Aktivitetit:
Bazuar në librin The Mum Test, ky workshop ofron një guidë të shpejtë dhe praktike që do t’ju kursejë kohë, para dhe dhimbje koke. Vëmendja fokusohet në ndërtimin e një mënyre efikase të investigimit për të testuar idenë tuaj duke shmangur mbledhjen e të dhënave të gabuara që na ofrojnë një vlerësim pozitiv fals. Kjo metodë ngrihet mbi urtësinë që testimi i idesë tuaj duke pyetur mamanë nuk është asnjëherë një qasje e mirë pasi mamaja do t’ju mbështesë edhe nëse është e bindur për të kundërtën.
Vendodhja: Universiteti Barleti, Kampusi 1
