Reth Aktivitetit:
Automatizimi i proceseve tek bizneset po shndërrohet në një domosdoshmëri për kontrollin dhe zhdërvjellësimin e tij. Ky mjet shumë i rëndësishëm për CIO-t ka ndryshuar drastikisht mënyrën sesi punojmë dhe drejtojmë bizneset. Sot qëllimi është që të maksimizohen proceset automatike dhe jo ribërja e tyre nga e para. Arritjet në teknologji dhe suksesi i shërbimeve cloud kanë përshpejtuar evoluimin e proceseve për bizneset. Ndërsa kërkesa është në rritje për kryerjen e detyrave komplekse dhe intensive, objektivi kryesor është automatizimi i sa më shumë proceseve të jetë e mundur. Por pse? Cilat janë përfitimet e vërteta për bizneset nëse aplikohet kjo qasje?
Vendodhja: Universiteti Barleti, Kampusi 1
