Java Europiane (në fillim të muajit maj) u parapri në Universitetin "Barleti" me takimin që kreu i delegacionit të Komisionit Europian, z. Helmuth Lohan, zhvilloi para studentëve mëngjesin e sotëm. I pritur nga rektori Nikolla Dhamo dhe anëtarja e Bordit drejtues të UB Ermelinda Meksi, z. Lohan mbajti një lektorium të hapur me temë "Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian". Takimi ngjalli interesin e gjerë jo vetëm të studentëve e pedagogëve por edhe përfaqësuesve të mediave, që kishin mbushur sallën e konferencave të UB-së. Kjo për tNULLu njohur më nga afër me këtë proces integrimi, por edhe për të mësuar në mënyrë ekskluzive qëndrimin e parë të ndërkombëtarëve pas ndryshimeve kushtetuese.
Më tepër rreth lektoriumit
Fillimisht ambasadori i BE në Tiranë paraqiti një përmbledhje të marrëveshjeve të lidhura me procesin e integrimit europian të Shqipërisë si ajo e Lehtësimit të vizave apo Stabilizim-Asociimi (firmosur në 2006 e ratifikuar nga 14 shtete deri më sot). Duke cituar artikullin 1 të nenit 2 të kësaj marrëveshjeje (sipas të cilit baza për politikën e brendshme dhe të jashtme duhet të jetë respektimi i parimit të të drejtave të njeriut, demokracisë, shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut), z. Lohan vuri re si BE nuk është një bashkim fjalësh të zbrazëta por bashkim vlerash. "Kjo është e rëndësishme, edhe pse ndonjëherë harrohet" tha ai. "Nuk di sa ndiqet debati brenda BE-së, por shtetet anëtare i kushtojnë shumë vëmendje shteteve të reja kandidate (apo potenciale kandidate) dhe aplikimit të trasparencës së shtetit ligjor në to".
I pyetur se kur mund ta bëjë Shqipëria kërkesën për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, z. Lohan u shpreh se hapi i parë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) është zbatimi i saj. "Pasi bëhet kërkesa për vend kandidat në BE, përgjigje e keqe mund të jetë JO por ka dhe një përgjigje po aq shumë të keqe: MOSREAGIMI. Ndaj duhet menduar mirë momenti kur të bëhet kjo kërkesë".
Pas kuadrit dhe vlerave të BE, një tjetër çështje e trajtuar para studentëve ishte dhe hapja e kufijve BE-Shqipëri.
Nga ana ekonomike kjo hapje do të sillte mundësi eksportesh e importesh vendase, por jo garanci, paralajmëroi Lohan. "Ndaj i takon komunitetit të biznesit, bujqve shqiptarë, të përcaktojnë mundësitë dhe shfrytëzimin e tyre. Në periudhën afatgjatë do ketë shumë konkurrencë, por Shqipëria e ka kohën në dispozicion për tNULLu përgatitur".
Nuk duhet ngatërruar arsyeja me efektin, nënvizoi Lohan. Fakti që regjimi i vizave Shengen në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri paraqet vështirësi, kjo nuk është dëshirë e BE-së. I pyetur mbi përkatësinë fetare ajo nuk është problem për hyrjen në Europë në një kohë kur "bashkëjetesa paqësore dhe toleranca fetare sNULLështë çështje as për ju as për ne, por virtut i popullit tuaj" tha Lohan. Qarkullimi i lirë në Europë do standarte europiane, mosrespektimi i tyre sNULLështë faj i Shqipërisë dhe qëllimi i BE është të ndihmojë në arritjen e tye, ekonomikisht por edhe me presion pozitiv ndaj politikëbërjes, përmes shërbimeve të konsulencës e udhëzuesve të ndryshëm. "Ju mendoni se kështjella europiane i ka dyert e mbyllura, por ato po hapen për shqiptarët. ÇNULLndodh kur perceptimi i njerëzve është larg nga realiteti? Mendoni se janë të përmbushme këto standarte? Ju takon ju pra të respektoni standartet e të ndryshoni atë perceptim - si të vendeve të BE ndaj jush ashtu dhe të shqiptarëve ndaj BE-së".
Më tepër mbi ndryshimet në kushtetutë dhe qëndrimin e BE
"Konsensual dhe i gjerë". Kështu e cilësoi ambasadori i BE në Tiranë, gjatë takimit të sotëm pranë Universitetit "Barleti", miratimin e paketës së ndryshimeve të thella në Kushtetutë. Z. Helmut Lohan vlerësoi konsensusin e arritur në Parlament, duke theksuar se "brenda BE ka një shumëllojshmëri të gjerë sistemesh zgjedhore njëlloj demokratike ndërmjet tyre, por i takon ligjvënësve shqiptarë të vendosin cili është më i përshtatshëm për Shqipërinë. Ajo që ne do bëjmë do jetë një analizë e kujdesshme e këtyre shtesave të futura në Kushtetutë, të cilat u propozuan 10 ditë më parë".
Pasditen e djeshme, kuvendi miratoi me 115 vota pro dhe 17 kundër disa ndryshime që prekin sistemin proporcional-rajonal me lista të mbyllura, dhe mocionin e besimit ndaj kryeministrit dhe presidentit, që për herë të parë pas 4 vitesh do zgjidhet në kuvend me 70+1 të votave, në dy raundet e fundit të votimeve.