Rreth Aktivitetit:
Erasmus + organizon në 15, 16, 17 tetor eventin e prezantimit online të të gjithë pjesëmarrësve në vite në programet Erasmus te institucioneve, kompanive, shoqatave, etj. Universiteti Barleti në datën 17 tetor do të bëjë një paraqitje sintetike të sipërmarrjes (enterprise) dhe eksperiencës së pjesëmarrjes në programet Erasmus, si dhe do të bëjë një përshkrim të shkurtër mbi Barleti Enterprise, aktivitetin, mësimdhënien, potencialin kreativ, rolin dhe rëndësinë që ky institucion ka në databazën e gjerë të ofertës së arsimit të lartë në Shqipëri.
Vendodhja: Erasmus online platform
