Rreth Aktivitetit:
Aktivitet 1 (e ftuar psikologe PhD Europaeus Matilda Kosta): Ky seminar ka për qëllim prezantimin e tematikave psikologjike mbi marrëdhënien prind-fëmijë, rolet, kreativitetin e fëmijëve në këtë moshë, dinamikat dhe ndërveprimin mes tyre. Seminari prek një temë sensibël dhe i ofrohet një publiku te gjerë të interesuar për të njohur më në thellësi argumentet e psikologjisë dhe kreativitetin fëminor. Për këtë arsye, është menduar si hyrje, përshkrimi i punës kreative të Frojd, duke qenë se është një nga psikanalistët më influentë në botë në 150 vitet e fundit, dhe teoritë psikodinamike mbi kreativitetin dhe seksualitetin fëminor. Përshkrimi do të bëhet nga psikologia Dr. Matilda Kosta, që do të bëjë një qasje krahasuese të ideve frojdiane të lindura në shek. XIX dhe aplikimin e tyre në shekullin tonë.
Vendodhja: Online
