Në datën 27.07.2011, në prani të një auditori të mbushur jo vetëm me studentë e prindër, por edhe me stafin akademik të Universitetit Barleti, si dhe mjaft miq e dashamirës të tij, pasi u përshëndetën edhe nga Rektori i Universitetit Prof Dr. Marlenglen Spiro, studentët e vitit të tretë të Shkencave Politike mbrojtën diplomat. Temat e përzgjedhura prej tyre ishin mjaft të larmishme, duke treguar interesat e tyre të gjera për studime në këtë fushë. Armela Memaj, me studimin: "Roli i gruas në politikë", kishte guxuar të krahasonte rolin e gruas në dy periudha: atë komuniste dhe periudhën e sotme, duke u përpjekur të jepte vlerësimin e saj mbi veçoritë e vendit dhe rolit të gruas në politikë në të dy periudhat historike. Studenti Erlin Uznova kishte sjelle si studim një temë mjaft interesante: "Policimi dhe komuniteti". Po kështu, studenti Redi Skënderi ishte fokusuar në temën: "Çështja shqiptare dhe mbijetesa e shtetit shqiptar pas Konferencës së Paqes së Parisit". Studentja Harolda Malaj kishte si objekt të studimit të saj një problem vërtet të rëndësishëm: "Elita intelektuale e mërguar". Ndërsa studenti Sajmedin Hoxha ishte ndalur në studimin e tij në problemin: "Të miturit dhe ligji".
Studentët demonstruan seriozitet dhe nivel mjaft të mirë, duke dëshmuar edhe rritjen e tyre intelektuale në këta tre vjet. Mjedisi i nderuar dhe serioziteti me të cilin u përcollën këto mbrojtje, treguan edhe një herë se studimet në këtë Universitet janë një privilegj i njerëzve që duan dije dhe vlerësojnë të ardhmen.
Ndërsa më datën 28.07.2011 zhvilluan mbrojtjen e temës Bachelor studentët e degës Financë-Kontabilitet. Ata me profesionalizëm prezantuan punimet e tyre, ku temat ishin përzgjedhur me shumë kujdes, duke u munduar të analizonin disa nga çështjet më të rëndësishme për ekonominë në këto momente. "Tregjet dhe institucionet financiare në Shqipëri" ishte tema e përzgjedhur nga Lianta Shota, "Banka Qendrore Evropiane vs. Banka e Shqipërisë" erdhi ngaIva Samarxhiu, "Menaxhimi i riskut të kreditit bankar dhe këndvështrimi i mbikëqyrësit" u prezantua ngaArbër Breçani, ndërsa studentja Erieta Shini ishte përqendruar në "Analizën e fondeve të pensioneve në Shqipëri".