Rreth Aktivitetit:
Ky aktivitet do të jetë një punë 4 mujore që nga hapja e thirrjes për aplikim për startupet në Shqipëri të cilat duan të inkubohen në Barleti Hub deri tek prezantimi final (pitching) i idesë. Thirrja për aplikim do të shpërndahet tek të gjithë aktorët e ekosistemit të startup-eve në Shqipëri si dhe tek disa prej universiteteve që inovacionin e kanë një nga shtyllat e tyre të zhvillimit. Prezantimi i ideve do të bëhet përpara përfaqësuesve të Barleti Hub, ku do të përzgjidhen vetëm 5 startup-e të cilat for free do të përfitojnë një paket inkubimi 5 mujore me elementët si: mentorim, trajnim, networking, preznatim me financues potencial, etj.
Vendodhja: Universiteti Barleti, Kampusi 1