Rreth Aktivitetit:
Ekosistemi i startup-eve përfshin tërësinë e aktorëve që ju vijnë në ndihme startup-eve të cilat mund të jenë: universitet, NGO, inkubator, akselerator, etj. Aktualisht në Shqipëri janë disa struktura që cilat janë duke tentuar të mbështesin sadopak këtë ekosistem por pak prej tyre kanë arritur të krijojnë histori suksesi në treg. Thënë kjo, ky aktivitet synon të mbledhë së bashku disa prej aktorëve më të rëndësishëm që ju vijnë në ndihmë start-eve për të diskutuat dhe evidentuar problemet më të shpeshta që hasen. Disa nga aktorët/ përfaqësuesit në këtë ekosistem do të jenë: Kushtrim Shala (Uplift Albania); Shkelzen Marku ( Yunus Social Business), Rezart Prifti (Fakulteti Ekonomisë-UT), Jetona Myteveli ( programi IDEA), etj.
Pjesëmarrja do të jetë e hapur edhe për studentë dhe persona që dëshirojnë të ndajnë eksperiencën e tyre si dhe të drejtojnë pyetje ndaj të ftuarve.
Vendodhja: Universiteti Barleti, Kampusi 1
