Rreth Aktivitetit:
Të ndodhur përballë Covid19, sipërmarrja po përjeton një situatë të vështirë. Po diskutohet gjithandej përshtatja me “realitetin e ri”. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të bëj së bashku sipërmarrës të fushave të ndryshme për të diskutuar vështirësitë që secili prej tyre ka hasur dhe çfarë janë duke bërë për t’ju përshtatur mënyrës së re të bërit biznes. Në këtë aktivitet të ftuar për të ndarë eksperiencën do të jenë sipërmarrës të sektorëve të ndryshëm: Dritan Mezini(ICT), Gerti Boshnjaku(marketing), Alban Zusi(food industry), Gladiola Dona (education), Orgesa Kalemi (marketing) dhe Arlinda Dudaj (book industry).
Pjesëmarrja do të jetë e hapur edhe për studentë dhe persona që dëshirojnë të ndajnë eksperiencën e tyre si dhe të drejtojnë pyetje ndaj të ftuarve.
Vendodhja: Universiteti Barleti, Kampusi 1
