GJYKATA E LARTë: Roli i saj në sistemin gjyqësor".">
Në kuadrin e traditës së Auditoreve të Hapura ("Open Classes"), në ambientet e Universitetit "Barleti", më datën 07.06.2011, u zhvillua një Leksion i Hapur, me temë "GJYKATA E LARTë: Roli i saj në sistemin gjyqësor".
Ky leksion bënte pjesë në grupin e temave: "Demokracia dhe zbatimi i ligjit", që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen në vazhdimësi në Universitetin "Barleti". Këtë herë lektor ishte Z. Thimjo Kondi, ish-Kryetar i Gjykatës së Lartë në vitet 1999-2008.
Leksioni u zhvillua në dy pjesë. Fillimisht, Z. Kondi bëri një paraqitje të vendit që zë dhe funksioneve që ka Gjykata e Lartë në sistemin gjyqësor, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të demokracive të zhvilluara. Më pas u vazhdua me pyetje nga të pranishmit, lidhur me çështje me specifike të kësaj pjese të gjyqësorit shqiptar, madje edhe për çështje me një problematikë delikate, që kanë të bëjnë me imunitetin e gjyqtarëve, përzgjedhjen e kandidaturave për Gjykatën e Lartë e atë Kushtetuese, etj.