Barleti Volley – Partizani (3-0)
(25-20; 25-10; 25-16)
Barleti Volley-t i mjaftojnë vetëm 60 minuta lojë për të fituar ndeshjen e parë në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Kreshnik Tartari mund lehtësisht Partizanin 3 – 0, në një sfidë që thuajse nuk pati fare rivalitet. Vetëm në setin e parë, vajzat e Partizanit përpiqen për të ndalur shkëputjen e Barletit, por nuk ia dalin dhe seti mbyllet 25 - 20. Seti i dytë flet tërësisht për vajzat e Barleti Volley. Skuadra e Barletit është agresive dhe e saktë në goditje. Seti i tretë është kopje e të dytit. Skuadra e drejtuar nga Tartari kontrollon gjithçka dhe fiton setin e tretë e komplet ndeshjen me rezultatin 3 - 0.
