Studenti –Barleti Volley (1-3)
(10-25; 14-25; 23-25; 10-25)
Ndeshja e radhës e ekipit Barleti ishte ndaj ekipit të Studentit. Kjo ndeshje u zhvillua në pallatin e sportit "A. Rusi". Gjatë ndeshjes, të dyja ekipet aktivizuan formacionet kryesore me disa zëvendësime nga ana e Barletit. Gjatë setit të parë dhe të dytë, Barleti Volley dikton lojën në çdo aspekt. Gjatë setit të 3-të, atëherë kur pritej mbyllja e ndeshjes, vajzat e Kreshnik Tartarit tregohen të pakujdesshme në pikët e fundit dhe Studenti përfiton duke fituar setin e 3-të. Në setin e 4-t Barleti kontrollon gjithçka dhe fiton këtë set e komplet ndeshjen me rezultatin 3 – 1.
