Panairi i Ushqimeve është një nga aktivitetet më humane që mendohet të zhvillohet nga klubi më i ri i UB “Shpresa” në bashkëpunim me gjithë stafin e UB me qëllimin madhor; krijimin e një bote më të mirë e me më pak varfëri dhe vuajtje. Ky aktivitet ka si synim ndërgjegjësimin e të gjithë studentëve se; “Të ndihmosh dhe të sjellësh sadopak ndryshim në jetën e dikujt, fal lumturi e shpresë. Të dhurosh, të jep më shumë kënaqësi se të marrësh!”
