BarletI Volley – Korabi (3 – 0)
(25-10; 25-15; 25-10)
Ekipi i Universitetit Barleti u shfaq shumë i fortë në të gjitha aspektet e lojës ndaj Korabit, që për momentin renditet i fundit në Kampionatin Kombëtar të Volejbollit. Seti i parë nisi totalisht i dominuar nga vajzat e Barleti Volley. Korabi pati vështirësi në organizimin e aksioneve të sulmit, si pasojë e vështirësisë në pritjen e topit të parë. Seti i parë është edhe më i shkurtri i krejt takimit dhe fiksohet me shifrat 25-10. Në setin e dytë dhe të tretë, vajzat nga Peshkopia përpiqen të dalin deri diku në lojën e tyre, duke realizuar edhe ndonjë sulm apo mbrojtje të bukur, por gjithsesi nuk munden të përballin skuadrën e Barleti Volley. Të dy setet mbyllen në favor të Barleti Volley me rezultatet 25 - 15 dhe 25 - 10.
