Barleti Volley – Krutje (3 – 0)
(25-18; 25-18; 25-16)
Vajzat e Tartarit udhëtuan në Lushnjë për të luajtur ndeshjen e tyre të parë në transfertë, ndaj ekipit të Krutjes. Në setin e parë loja nisi me rivalitet midis dy ekipeve, por ky rivalitet nuk zgjati shumë, pasi vajzat e Barleti Volley u treguan më të sakta, duke sulmuar dhe duke u mbrojtur shumë mirë. Në setin e dytë Krutja kërkon të nisë ndryshe, shërben më mirë, përmirëson ndjeshëm lojën në mbrojtje, por e ka të pamundur të depërtojë në bllokun e lartë të Kelly Goc dhe Gentiana Kadriut. Seti i dytë mbyllet në shifrat e barabarta me të parin 25 - 18. Në setin e tretë, Krutja bën përpjekjen e fundit për të kthyer rezultatin në favor të vet, por nuk arrin të vazhdojë më shumë se deri në pikën e 15-të, pasi vajzat e Tartarit janë më të kujdesshme dhe më të sakta në veprimet e tyre dhe mbyllin setin e tretë 25 - 16 e komplet ndeshjen 3 - 0.
