Studentët - Universiteti "Barleti"

Universiteti Barleti, si universitet aplikativ dhe kreativ, ka për qëllim mbështetjen e vazhdueshëm të profesionistëve të rinj, për të qenë faktor impakti në mjedisin ku jetojmë.

Ky klub ka për qëllim që të motivojë, të stimulojë dhe të ofrojë mbështetje për të rinjtë kreative të cilët kanë pasione, ide kreative dhe kanë nevojë për një platformë ku mund ti shprehin ato.

Qëllimi i këtij klubi është të pasurojë stilin e jetës së të rinjve përmes konkurseve, seminareve të ndryshme të projektimit, leksioneve të hapura nga arkitektë dhe artistë të rëndësishëm të huaj dhe vendas, vizitave në kantier dhe ngjarjeve brenda dhe jashtë kampusit. Në këtë klub ju do të bashkëveproni me profesorët dhe emrat e njohur të arkitekturës, dizajnit dhe arteve të aplikuara në vend, për të realizuar projektet e tyre dhe për të ndarë eksperienca të vlefshme për karrierën tuaj në vazhdim.

SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?

Pjesë e këtij klubi do të jenë studentë dhe alumnai të “Universitetit Barleti”, të rinj nga e gjithë Shqipëria të cilët kanë ide inovative krijuese dhe kanë dëshirë të ndjekin aktivitete dhe trajnime të nevojshme në lidhje me startup-et dhe krijimet e reja.

KUSH MUND TË BËHET PJESË E KËTIJ KLUBI?

Çdo student i universitetit Barleti, Çdo sudent që kaaftësi krijuese dhe projektuese, Çdo student që ka dëshirëtë ndjekë aktivitete ne lidhje me arkitekturen, qytetin, trashegimine kulturore.

Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit?

  • 20 Dhjetor 2024

Barletasit shpërndajnë dhurata për fëmijët e shtruar në spital

Më shumë
Barletasit shpërndajnë dhurata për fëmijët e shtruar në spital
Vizite Studimore  në Parkun Arkeologjik të Apollonisë
  • 13 Dhjetor 2024

Vizite Studimore në Parkun Arkeologjik të Apollonisë

Më shumë
  • 10 Dhjetor 2024

Klubi i Arkitektit, vizitë në Destil Creative Hub

Më shumë
Klubi i Arkitektit, vizitë në Destil Creative Hub
Leksion i hapur me artistin Helidon Gjergji
  • 14 Nëntor 2024

Leksion i hapur me artistin Helidon Gjergji

Më shumë
  • 08 Tetor 2024

EKSPOZITA POP-UP AVENUE

Më shumë
EKSPOZITA POP-UP AVENUE
Klubi i Arkitektëve Barletas, pjesë e projektit të rinovimit të bibliotekës së shkollës “Sinan Tafaj”
  • 08 Prill 2024

Klubi i Arkitektëve Barletas, pjesë e projektit të rinovimit të bibliotekës së shkollës “Sinan Tafaj”

Më shumë

FUNKSIONI I KLUBIT

Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj për të diskutuar dhe propozuar edhe ide të tjera aktivitetesh, eventesh dhe realizuar evente.

Klubi do të ketë aktivitete periodike të cilat kanë për qëllim:

- Të motivojnë arkitektët, dizajnjerë dhe artistë të rinj;
- Të shkëmbejnë ide;
- Të njihen me kantiere të ndryshme në Tiranë dhe me sisteme të ndryshme ndërtimi;
- Të punojnë nje projekt arkitektonik apo artistik;
- Të prezantojnë idenë përpara një jurie;
- Të iniciojnë një start-up të qëndrueshëm;
- Të propozojnë zgjidhje për problem që shtrohen nga zhvillimet aktuale urbanistike dhe arkitektonike lidhur me çeshtjet sociale, etj.

Aktivitete të parashikuara për këtë klub janë:

- Creative Business Cup
- Vizita në Kompani dhe Projekte konkrete lidhur me bizneset partnere;
- Ekspozita;
- Workshop-e për Triennalen e Arkitekturës
- Junkyward workshop pranë Creative Maker Space
- CREA-THON “Atelier for Creative Makers”

Jeni të ftuar të ideoni, propozoni dhe realizoni eventin tuaj ose të bashkëorganizojmë një aktivitet së bashku. Jemi këtu për ti dhënë formë ideve tuaja.

Struktura e klubit

MENTOR I KLUBIT:

Hekuran Bendaj

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Telefon:
E-mail:
web: www.umb.edu.al

KOORDINATORË TË KLUBIT:

Ines Toska, Sonja Stefani

REGJISTROHU NË NEWSLETTER