ZSHS - Pse të marrim pjesë?

Zyra e shërbimeve studentore (ZSHS) është celula e parë e çdo aktiviteti që organizojnë Barletasit, brenda dhe jashtë kampusit. Zyra e shërbimeve studentore (ose ZSHS) në universitet ndihmon studentët të gëzojnë më shumë arsimin e tyre të lartë jashtë klasave, nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme që organizohen në UMB.

Ne këshillojmë klubet studentore, asistojmë me planifikimin dhe organizimin e programeve të ndryshme në kampus dhe njëkohësisht ndihmojmë studentët të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të krijuar dhe organizuar veprimtari dhe aktivitete të suksesshme.

Misioni i Zyrës së Shërbimeve Studentore është të pasurojë zhvillimin intelektual, etik dhe social të studentëve në UMB, duke i angazhuar ata në aktivitete në komunitet si dhe mundësi drejtuese e organizative.

Ne jemi të zotuar të sjellim programe dhe shërbime cilësore, të cilat promovojnë vetëqeverisjen, respektin ndaj diversitetit, përgjegjësinë qytetare dhe mësimin përgjatë jetës. Kjo zyrë siguron lehtësinë e integrimit të studentëve të UMB-së në shoqërinë e sotme shqiptare, dhe bën që dimensioni rinor të jetë një faktor i rëndësishëm në drejtimin akademik të universitetit.

ZSHS ka për detyrë të ideojë, organizojë, promovojë, drejtojë dhe asistojë aktivitete të ndryshme studentore në kampus. Në bashkëpunim me fakultetet e ndryshme, dekanin e studentëve, klubet studentore dhe me mbështetje të jashtëzakonshme nga strukturat drejtuese të institucionit, ajo është e zotuar që të pasurojë jetën shoqërore të çdo barletasi.

Kam dëgjuar të thonë/ Se njerëzit hynë në jetën tonë

për një arsye/ Duke sjelle dicka për ne të mësojmë/

E ne drejtohemi/Tek ata të cilët na ndihmojnë të rritemi/

Nese i lejojmë dhe i ndihmojmë mbrapsh, Kush mund

të thotë se kam ndryshuar për mire?/ Por nga që une të

njihja ty/Ndryshova unë për mirë"

"Për Mirë" nga Teatri Muzikor i Broadëay "I Ligu"

Pjesëmarrja në aktivitete studentore është e rëndësishme pikërisht për arsyen e treguar me lartë - ka një impakt të madh dhe është një eksperience jetësore e cila ndryshon individët. Ndjekja e studimeve të larta ushqen ide dhe eksperienca të cilat mbluajnë identitetin e secilit. Pedagogët dhe stafi administrativ drejtojnë studentët në zbulimin dhe aktualizimin e synimeve të tyre akademike e personale. Për ti mbajtur të angazhuar studentët, ata duhet të jenë të integruar në mënyrë shoqërore dhe akademike me universitetin. Megjithse synimi kryesor është diplomimi, studenti nuk mund të quhet terësisht i formuar nëse ka mangësi në integrimin shoqëror.

Një arsye pse vlen pjesëmarrja?

Pedagogët dhe stafi administrativë thjeshtësojnë pjesëmarrjen duke krijuar mundësi për studentet ku të takohen, duke filluar kështu një proces ndryshimi pikërisht nga këto takime të thjeshta. Dikush gjen gjëra të përbashkëta me dikë tjetër dhe mësojnë kështu nga njeri-tjetri; për mirë apo për keq ata ndikohen nga kjo eksperiencë. Nuk mund të mohojmë se stafi fakultativ dhe administrativ kanë aftësinë që të ndikojnë në jetën e dikujt. Ndryshimi mund të mos ndodhë menjëherë, por ndryshime të vogla përgjatë një periudhe kohore janë të vlefshme për rritjen dhe zhvillimin e një personi. Ne mundësojmë bashkëveprime të cilat ndihmojnë në formimin e studentëve të sotëm dhe personave që ata bëhen nesër!