Shërbime Studentore

Biblioteka

Biblioteka ndodhet në kampusin qendror të Universitetit. Në të numërohen shumë tituj librash në fushën e ekonomisë, drejtësisë, shkencave sociale, pore dhe studime e botime kulturore, gjuhësore dhe letrare. Biblioteka është e hapur çdo ditë jave 8.00-16.00, ditën e mërkurë dhe të premte 8.00-20.00, dhe ditën e shtunë 8.00 - 15.00.

Kafetaria

Shërbimi i kafenesë dhe ushqimit në kampuset e SHLUJ” Universiteti Marin Barleti" ndodhet brenda kampusit, e vlefshme për momente çlodhje, takime me grupe studentësh e pedagogë për çështje ose projekte akademike, apo thjeshtë takime në funksion të lidhjeve shoqërore. Kafetaria është e hapur nga ora 07:00 - 15:00. Menyja ushqimore kryesisht përmban kuzhinë vendase si dhe produkte fast-food.

Salle Kinemaje

Salla e Kinemasë ndodhet në të dy kampuset e SHLUJ ”Univesiteti Marin Barleti”. Në kampusin 1 është e vend ndodhur në zyrën ë Vetorganizimit Studentorë (klubet).

Dhoma e ndenjes

Dhoma e ndenjes së studentëve ndodhet në Godinën A, te Kampusit Kryesor, në katin e tretë, me hyrje nga pas. Kjo dhomë shërben për t'i dhënë mundësi studentëve të qetësohen, diskutojnë, planifikojnë e organizojnë aktivitete studentore brenda një ambienti të ngrohtë e komod, i ngjashëm me dhomën e ndenjes së një shtëpie. Kjo dhomë gjithashtu shërben për Klubet Studentore për t'u takuar dhe zhvilluar idetë dhe aktivitetet e tyre lidhur më objektivat kryesore të klubit.

Bileta për aktivitete argëtuese jashtë kampusit

Studentët e UMB-se kualifikohen për marrjen e biletave me ulje për në Kinema, lokale dhe vende rekreative e sportive. Biletat mund të blihen në zyrën e shërbimeve studentore.