Lista e Klubeve Studentore
Shkarko Dokument Prezantimin "Klubi Bota Studentore" në Format PDF

Klubi Bota Studentore njeh në thelbin e tij rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në organizatë, tek e cila ofrohet një mundësi për zhvillimin të aftësive në udhëheqje, ndërveprim shoqëror si dhe një ndjenjë e pjesëmarrjes në komunitet e sidomos në kampusin studentor. Klubi synon të rrisë pjesëmarrjen e studentëve dhe informimin e tyre në fusha të ndryshme edukimi, sociale, organizative dhe kulturore.
Shkarko Dokument Prezantimin "Klubi Debat dhe Demokraci " në Format PDF

Klubi i debatit ka për mision që të nxisë shprehjen e lirë të pikëpamjeve të studentëve për demokracinë, duke krijuar atmosferën e përshtatshme për këtë qëllim. Me ndihmën e debateve zhvillohet aftësia e të menduarit dhe të gjykuarit kritik. Gjatë debateve, studentët shfaqin aftësitë e tyre të lidershipit, të punës në grup, të folurit publik, të aftësisë për të dëgjuar, të kontrollit të emocioneve dhe tolerancës.
Shkarko Dokument Prezantimin "Klubi Ligj dhe Demokraci" në Format PDF

Klubi "Ligji dhe Demokraci" ka si qëllimi primar zgjerimin e kulturës juridike kryesisht tek studentët e SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, por edhe më gjerë, nëpërmjet interpretimit të jurisprudencës së gjykatave shqiptare por edhe të atyre ndërkombëtare, si dhe nëpërmjet organizimit të aktiviteteve mbi diskutimin e tendencave të ligjit dhe të shtetit të së drejtës.
Shkarko Dokument Prezantimin "Klubi Sipërmarrjes" në Format PDF

Klubi Sipërmarrjes është një laborator për studentët dhe të diplomuarit me prirje dhe interesa sipërmarrëse, të cilët duan të realizojnë idetë e tyre. Qëllimi primar i klubit është të inkurajojë dhe të ndihmojë studentët dhe kërkuesit e rinj në fazat e zhvillimit të ideve – qofshin këto në sferën e sipërmarrjes, përfshirjen në aktivitete biznesi të shoqërisë, sipërmarrje sociale apo diçka krejt ndryshe brenda hapësirave të biznesit.
Shkarko Dokument Prezantimin "Klubi Vullnetarë në Shoqëri " në Format PDF

Klubi Vullnetarë në Shoqëri ka për mision ndërtimin e një skuadre vullnetarësh nga studentet e UMB-së për qëllim kultivimin, zgjerimin dhe mësimin e ndjenjave njerëzore në shoqërinë Shqiptare, nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitete dhe organizime të ndryshme vullnetare, të drejtuara tërësisht nga ideja e ndihmës kundrejt njëri-tjetrit, prej të cilës i vetmi shpërblim është ndenja e përkatësisë individuale dhe kolektive brenda këtij rrethi shoqëror.
Shkarko Dokument Prezantimin "Kultura Media dhe Teknologjit e reja" në Format PDF

Klubi kultura,media dhe teknologjisë e reja është një organizëm i SHLUJ “Universiteti Marin Barleti", në këtë qendër japin kontributin e tyre përmes bashkëpunimit, disa nga gazetarët më në zë,. Media është organizimi ideal për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhëniet midis studentëve dhe lojtarëve kryesorë të tregut të mediave, përmes botimeve, realizimeve radiotelevizive dhe aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga klubi i Mediave të reja dhe teknologjisë.
Shkarko Dokument Prezantimin "Opinion Studentore" në Format PDF

Nisma e “Opinionit Studentor” lindi si nevojë e vitalizmit të studentit për të diskutuar dhe shkëmbyer ide dhe eksperienca, si konkretizimi më i mire i dijeve që marrin në bankat e shkollës por jo vetëm. Që idetë të mos mbeten germa të heshtura mbi libra, por të marrin jetë në çdo veprim që hedhim.
Shkarko Dokument Prezantimin "Tifozëve" në Format PDF

Zyra e aktiviteteve studentore në bashkëpunim me klubin e sporteve si dhe me mbështetjen e klubeve studentore kanë menduar ndërtimin e një klubi tifozësh vullnetaresh në mënyre që të përkrahin dhe mbështesin ekipin tonë Barleti Volley në çdo ndeshje.