Klubet Studentore - Hyrje
Të gjithë jemi pjesë e shoqërisë, e cila është tërësia e organizatave dhe institucioneve qytetare vullnetare që formojnë themelin e funksionimit të saj. Ashtu si dhe shoqëria klubet, në thelbin e tyre, janë organizma të pavarur, që kanë në qendër studentin. Qëllimi i çdo klubi është të inkurajojë dhe të ndihmojë në zgjerimin e njohurive të përgjithshme dhe të aftësive drejtuese të çdo studenti.

Të dashur Studentë të Klubeve
Urime për pozicionet tuaja udhëheqëse dhe dëshirën për të marrë pjesë në komunitetin e Klubeve të SHLUJ “Universiteti Marin Barleti".

Klubet Studentore kanë në plan të parë orientimin e studentit, akomodimin e tij me jetën studentore dhe zbukurimin e saj, pasi një elitë e mirëfilltë përgatitet vetëm atëherë kur përkrah një mësimdhënieje cilësore ofrohet një atmosferë mikpritëse jetese në komunitet. Organizimet e studentëve janë një element kyç për jetën studentore dhe krijimin e bashkëveprimit pozitiv në kampus. Për të ndihmuar organizatën tuaj dhe për të përmbushur qëllimet, që rrjeti të vazhdojë dhe të mbetet një tipar qendror ne jetën studentore, ne kemi krijuar këtë manual të informatave thelbësore për referencë. Organizatat e studentëve janë një mjet i shkëlqyer për të shprehur interesat e përbashkëta dhe ne mendojmë se UMB-ja është me fat që ka pesë klube studentore efektive.

Falënderojmë të gjithë Ju që tashmë jeni angazhuar për të qenë pjesë aktive e Komunitetit, si dhe mirëpresim të gjithë Ju të tjerët që akoma nuk e keni shijuar jetën në një komunitet art - sport dhe vetëdashës si ai që ofrohet nga Planeti UMB.

Në qoftë se keni ndonjë pyetje, ju lutemi mos nguroni të na kontaktoni via e-mail studclub.coord@umb.edu.al