ZYRA E BURIMEVE NJEREZORE
[email protected]
Vende vakante për lektorë dhe kërkues shkencorë në
”Universiteti Barleti”
Në kushtet e zgjerimit të veprimtarisë së tij akademike dhe kërkimore, “Universiteti Barleti” fton individë të interesuar të aplikojnë për t’u punësuar me kohë të plotë si lektorë dhe punonjës kërkimorë në fushën e:
- Të drejtës tregtare; të drejtës civile dhe financiaro-bankare;
- Shkencave politike, integrimit evropian dhe marrëdhënieve ndërkombëtare;
- Informatikës së aplikuar dhe teknoligjisë së informacionit;
- Arkitekturës dhe inxhinierisë së ndërtimit;
- Ekonomisë, Financës dhe auditit
- Shkencave sociale, kryesisht psikologji;
- Edukimit dhe zhvillimit të kurrikulave;
- Edukimit fizik dhe sporteve;
- Menaxhim dhe administrim biznesit;
Cili/a mund të aplikojë?
Individë që kanë:
• të paktën gradën shkencore Doktor të preferuar do të jenë kandidatët me titullin Prof.Asoc.
• ekspertizë në fushat e mësipërme prej më shumë se 5 vitesh;
• përgatitje polivalente mësimdhënie;
• përvojë pune, përparësi përvoja në mësimdhënie;
• aftësi menaxheriale;
• aftësi komunikimi;
• aftësi dhe dëshirë për punë në ekip;
Afati i aplikimit: 12 qershor 2017
Procedura e aplikimit: Dokumentacioni i plotë si dhe një letër interesi dërgohet pranë Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të “Universiteti Barleti”, në adresën postare ose atë elektronike: “Universiteti Barleti” (Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore), Rruga “Sami Frashëri”, nr. 41, Tiranë; [email protected] .
Dokumentet e nevojshme për konkurrim:
• Curriculum Vitae
• Diplomë të studimeve universitare
• Diplomë të studimeve Master
• Listat përkatëse të notave
• Doktoratura (dëshmi ekuivalentimi nga MAS për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit)
• Dëshmi të gjuhës së huaj (angleze) ose dokument tjetër që vërteton zotërimin e gjuhës përkatëse.
• Listë botimesh/projektesh
• Librezë pune ose ndonjë dokument që vërteton përvojën në punë.
Për vazhdimin e procedurës, njoftohen vetëm personat që në procesin e përzgjedhjes, përfshihen në listën e shkurtër.