Më datë 30 mars nisi sezoni i dytë i “University Law Competition”, konkursi më i madh rajonal i Fakulteteve të Drejtësisë, Shqipëri Kosovë Maqedoni e Veriut organizuar nga “Halimi Foundation” me mbështetjen e “Embassy of the Netherlands in Albania”.
Pjesë e këtij konkursi ishin dhe studentët e Drejtësisë në Universitetin Barleti, të cilët u shpallën fitues në dy raunde. Barletasit u renditën të tretët me prezantime shumë të mira si ekspertë të ardhshëm në fushën e së drejtës.
Në lançimin e këtij kompeticioni themeluesi i “Fondacionit Halimi”, ish Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi u shpreh se “tregu i punës ka konstatuar se studentët e drejtësisë kanë mangësi në përvojën praktike, e ndaj ky kompeticion i jep atyre mundësi, së pari në të shkruarën e të folurën në publik duke nisur nga një sallë gjykimi”.