Me rastin e Ditës së Verës, Qeveria Studentore UniBa në bashkëpunim me Klubin e Artit dhe Kulturës organizuan aktivitete argëtuese me studentët nga të gjitha programet e studimit, duke vazhduar traditën e bukur të ditës së verës në UniBa.
Në këtë ditë nuk mungoi ekspozita e pikturës me studentët e klubit të Artit dhe Kulturës, realizuar nga studentët nga programe të ndryshme studimi si edhe dhurimi i veroreve sipas traditës së kësaj feste.
Falenderim të veçantë për studentët organizator Savina Kajo, Alvina Dhelpra, Rea Gjineci, Ana Bozaxhiu, Lusila Cerepi, Florjan Rraja, Vrikeda Sulaj dhe të gjithë senatorët e Qeverisë Studentore.
E ku ka më bukur se të ndërthuret jeta akademike e studentëve në UniBa nëpërmjet traditës, kulturës dhe dashamirësisë.