Students - Barleti University

Students - Barleti University

Klubi i Artit dhe i Kulturës synon të organizojë studentë të apasionuar pas muzikës, pikturës, kërcimit, aktrimit, regjisë, skenografisë, kostumografisë apo fotografisë, në aktivitetet artistike-kulturore që zhvillohen gjatë vitit akademik. Gjithashtu studentët e antarësuar pranë këtij klubi, zhvillojnë workshop, me të ftuar profesionistë të profesioneve përkatëse.

Studentët e apasionuar pas fotografisë mësojnë duke u argëtuar, duke shëtitur dhe duke sjellë në jetë ngjarje përmes fotografisë.

Pjesëtarët e këtij klubi nën drejtimin e regjizorëve dhe koreografëve profesionistë, realizojnë shfaqe teatrale dhe artistike duke përfaqësuar universitetin në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.

SI DO TË FUNKSIONOJË KLUBI?

Pjesë e këtij klubi do të jenë studentë të universitetit Barleti nga të gjitha programet e studimit, Alumni dhe gjimnazistë nga e gjithë Shqipëria.

Ky klub ka për qëllim që të motivoj dhe të ofroj mbështetje për studentët Barletas të cilët kanë talente të spikatura ku pavarësisht programit të studimit kanë mundësi ti zbatojnë. Klubi i Artit dhe Kulturës do të zhvillohet në një ambient ku anëtarët e tij do të kenë mundësi të ndërveprojnë me studentë të tjerë, por edhe me profesionistë të fushës.

KUSH MUND TË BËHET PJESË E KËTIJ KLUBI?

- Çdo student i Universitetit Barleti;
- Çdo person që ka një talent në fushën e muzikës, pikturës, kërcimit, aktrimit, regjisë, skenografisë, kostumografisë apo fotografisë;
- Çdo student që ka dëshirë të ndjekë aktivitetet artistike të klubit.

Si mund të aplikoni për të qenë pjesë e Klubit të Artit dhe Kulturës?

  • 16 Prill 2024

More
Studentët Barletas në një mbrëmje festive
Pranverë në UniBa
  • 15 Mars 2024

More
  • 08 Mars 2024

More
Alumnai dhe studentët Baletas bashkë në momente argëtuese
Premiera e filmit “Stërmundime”, realizuar nga studentët e Psikologjisë
  • 08 Mars 2024

More
  • 05 Shkurt 2024

More
Eksperienca e Studentëve Barletas në Big Brother Albania VIP 3
Çelet ekspozita “Fillime” nga studentët e “Dizajn Interieri dhe Produkti”
  • 02 Shkurt 2024

More

FUNKSIONI I KLUBIT

Klubi duhet të mblidhet të paktën një herë në muaj ose prova intensive në varësi të projektit. Klubi do të ngrihet, zhvillohet dhe mbështetet nga: Qeveria Studentore, Dekani i Studentit, dhe Alumni. Qëllimi është që Klubi të nisë të ketë pavarësi në funksionim dhe të vetë-ndërmarrë nisma dhe evente në fushën e Artit dhe Kulturës.

...
...
...
...

Struktura e klubit

MENTOR I KLUBIT:

...

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
...
Telefon:
E-mail:
web: www.umb.edu.al

KOORDINATORË TË KLUBIT:

1. Estera Alushi, studente e programit të studimit “Shkenca-Politike”- Koordinatore e Artit Skenik
2. Konstandina Bile, studente e programit të studimit “Drejtësi” – Koordinatore e Kërcimit
3. Petrit Selmani, student i programit të studimit “Financë-Kontabiletet” – Koordinator i Fotografisë
4. Mario Zhezha, student i programit të studimit “Menaxhim Biznesi” – Koordinator i produksioneve muzikore
5. Sara Likaj, studente e programit të studimit “Marketing, publicitet dhe marrëdhenie me publikun” - Koordinatore për Artin figurativ
6. Melisa Balliu, studente e programit të studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” - Koordinatore për instrumentat muzikorë

SEKRETARE TË KLUBIT:

...

SUBSCRIBE TO THE NEWSLETTER