Gazeta "Zëra Studentorë"
Shkarko Revistën "Zëra Studentorë" Nr 16 në Format PDF

Ju e keni dëgjuar shprehjen se jeta është shkollë, por dhe shkolla është jetë. Dhe pikërisht këtë ofron Universiteti Marin Barleti, një shkollë jete dhe jo vetëm një jetë shkolle. Ju takon juve të përfitoni nga mundësitë e shumta për të qenë protagonistë jo vetëm në jetën akademike, por edhe në jetën shoqërore, mediatike, politike, sportive e kulturore të vendit. Vetëm po të jemi të gjithë bashkë, do të mund të prodhojmë një energji, siç kanë bërë barletasit përpara jush. Stafeta pret duart tuaja për të shkuar përpara.
Shkarko Revistën "Zëra Studentorë" Nr 15 në Format PDF

Në mbyllje të këtij viti akademik, teksa përgatitemi për pushimet e stinës së verës, Barletasit kanë veçuar disa shkrime të stafit tonë të nderuar akademik, si pjesë e leximit veror, nën çadrën e plazhit.
Përgjatë këtij viti, shumë prej pedagogëve tanë kanë botuar shkrimet e tyre në disa media të shkruara. Duke vlerësuar punën e tyre, por mbi të gjitha opinionet e tyre, Barletasit dëshirojnë të ndajnë këtë informacion me lexuesit e revistës Zëra Studentorë, e mbi të gjitha në shenjë mirënjohjeje dhe nderimi ndaj përkushtimit të tyre në auditor.
Me këto artikuj, ju urojmë të gjithëve Verë të këndshme dhe takohemi në Shtator!
Shkarko Revistën "Zëra Studentorë" Nr 14 në Format PDF

Është një kënaqësi e veçantë të komunikosh, bashkëpunosh dhe jetosh me studentë. Fryma e tyre rinore, energjia ngazëlluese dhe e pashtershme, vrulli e pozitiviteti që i karakterizon,bën që secili prej nesh të ndihet më mirë me veten. Në këtë numër të revistës “Zëra Studentorë” prezantojmë projektin më të ri, ku barletasit morën pjesë përkrah pedagogëve të tyre të përkushtuar, “Get the Youth Vote”. Ky projekt, i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kish për qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve votues që të merrnin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare 2013.
Përgjatë udhëtimeve në 15 qytete të vendit me një autobus të posaçëm duke vizituar Shqipërinë nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, barletasit ditën si të përqaseshin me realitetet e ndryshme dhe...
Para »      I fundit »