Zyra e Klubeve Studentore

Kontakt:

Anisa Brano

E-Mail: studclub.coord@umb.edu.al

Zyra e Vetorganizimit Studentore ose ndryshe Zyra e Klubeve Studentore është një zyrë e cila ka si funksion parësor koordinimin mes Këshilltarëve të Klubeve dhe përfaqësuesve aktivë (të cilët janë vetë studentët). Është një zyrë e cila funksionon në mënyrë të pavarur nga ana organizative, duke u vetorganizuar dhe duke i ardhur në ndihmë të gjithë organizmave administrativë ose akademikë për bashkëpunim në fushat specifike që klubet studentore përmbajnë. Nga ana administrative Zyra është e varur drejtpërdrejt nga Dekani i Studentëve. Zyra ndihmon që studentët të bëjnë lidhjet në nivele kulturore apo akademike. Përfshirja në klube, gjithashtu, u mundëson të fitojnë përvojë në terren, kur ata punojnë me një grup që lidhet me planin e tyre. Gjithashtu zyra mundëson përfaqësimin në rrugët më të dukshme dhe të arritshme për përfshirjen e studentëve në jetën studentore. Në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti" ka 8 (tetë) klube studentore që i përshtaten një sërë interesat dhe nevojave:

Klubi Bota Studentore

Klubi Ligj dhe Demokraci

Klubi Debat dhe Demokraci

Klubi Sipërmarrje,

Klubi Media dhe Teknologjitë e reja

Klubi Vullnetare ne Shoqëri

Klubi i Opinioneve Studentore

Klubi i Tifozëve

Zyra e klubeve bashkë me Këshilltarët e klubeve ndjen të nevojshme krijimin e një plani që integron procesin akademik me interesat e karrierës, duke përcaktuar zgjedhjet e duhura për jetën jashtë Kampusit. Zyra studentore është një pjesë integrale e jetës studentore në kampusin tonë, si dhe reflekton interesat e ndryshme e aktivitetet e komunitetit tonë studentor.

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Zyra e Klubeve Studentore mundëson dhe siguron formularë për aplikim në klubet studentore dhe disponon një database me të dhënat e të gjithë të regjistruarve nëpër klube të ndryshme.

2. Luan një rol të rëndësishëm në koordinimin e mbledhjeve dhe takimeve të këshilltarëve të klubeve dhe të vetë klubit në veçanti, duke përcaktuar oraret dhe vendet e takimeve.

3. Mundëson që të njihemi me të gjithë aktivitetet dhe projektet duke publikuar një kalendarë mujorë.

4. Është nismëtare e shumë aktiviteteve të cilat janë të vetorganizuar nga klubet studentore, duke ndihmuar në përgatitjen e një memoje prezantuese, paraqitjen për në Web të aktivitetit me imazhe të fotografuara nga vetë Zyra.

5. Zhvillon veprimtari që sigurojnë një mjet për bashkimin e komunitetit kampus me nxitjen e marrëdhënieve pozitive mes studentëve të fakulteteve, dhe kampuseve të tjera. Aktivitete që nxisin zhvillimin e suksesshëm të personaliteteve të studentëve, aftësitë intelektuale, edukative, aftësitë fizike, sjellin nxitje kulturore, arsimore dhe sociale të komunitetit kampus.

6. Jep informacion më të detajuar mbi çdo aktivitet dhe fushë në të cilën janë përcaktuar dhe mundëson komunikim me një rrjet të madh profesionistësh në fushat e organizimit dhe lidershipit.

7. Publikon dokumente informative mbi veprimtarinë e Klubeve dhe organizimin e takimeve të shpeshta me profesionistë të fushave përkatëse.

8. Mbikëqyr dhe ndihmon këshillat e klubeve dhe përfaqësuesit (studentët) duke i orientuar dhe ndihmuar në organizimet e takimeve, mbledhjeve, paraqitjes së projekteve dhe përcjelljen e çdo projekti drejt Dekanit të studentëve.

9. Ndihmon dhe bashkëpunon në projektet të cilat kanë natyrë kulturore, turistike, gjithashtu i vjen në ndihmë për bashkëpunim Zyrës së aktiviteteve studentore në përmbushjen e nevojave.

10. Vë në praktik të gjitha projektet të cilat vinë nga departamentet apo nga administrata në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë Klubet dhe studentët e UMB-së.

Bashkëpunimet për të ardhmen

Bashkëpunim me Dekanin e Studenteve (për detyrat dhe përgjegjësitë e ngarkuara)

Me zyrën e Marketingut për Promocione dhe Reklamat.

Me zyrën e Zyrën e Shërbimeve Studentore (ZSHS) dhe Pranimit (në lidhje me database-n dhe njoftimet për çdo aktivitet studentëve aktual, të diplomuarve dhe të interesuarve.

Bashkëpunim me Zyrën e Kancelarit në lidhje me shërbimet dhe kërkesat e UMB Kampus (aksesorët nëpër zyra, sallat, shërbimi tek "Ballkani" Restorant, ambienti, etj.)

Projekti me Klubin Bota Studentore për rekrutimin e studentëve të rinj (prezantim i UMB-së në gjimnazet e Shqipërisë)

Bashkëpunim me Klubin e UMB Volley në lidhje me aktivitetet sportive.