Studentët Ambasadorë

Ekipi i Studentëve Ambasadorë është krijuar nga studentët më të mirë në UMB, të cilët janë vlerësur nga Universiteti me dhurimin e një burse mbi bazë të performancës së tyre akademike. Studentët Ambasadorë janë përzgjedhur për të qënë përfaqësuesit më të denjë të trupës studentore në UMB, në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë universitetit. Me një moto: “Studentët për Studentët”, misioni i këtij ekipi shtrihet në informimin dhe orientimin mbi UMB ndër studentet e ardhshëm, prindërit e tyre dhe komunitetin në tërësi, nga vetë studentët e UMB-së.

Të mirat e Studentëve Ambasadorë

  • Pjesëmarrje në aktivitetet e kolegjit duke krijuar kështu lidhje jo vetëm me bashkëmoshatarët por edhe me profesorë e anëtarë të tjerë të komunitetit, këta të fundit të cilët mund të jenë punëdhënës të mundshëm në të ardhmen.
  • Zhvillimi i aftësive komunikuese dhe drejtuese nëpërmjet bashkëpunimeve dhe projekteve të ndryshme gjatë kohës si Studentë Ambasadorë.
  • Pasurimi i CV-së duke treguar se edhe ndonëse në shkollë, si kandidat për punë ose një bursë studimi , studenti ka marrë pjesë në aktivitete ku ka zhvilluar aftësi pune të vlerësuara nga institucioni akademik siç janë ato të lidershipit, komunikimit dhe bamirësisë.
  • Eksperienca njerëzore dhe shija e satisfaksionit pas ndihmës së dhënë një studenti apo një profesori.

Kush janë Ambasadorët e UMB-së?

Liderët e të Ardhmes

Studentët ambasadorë janë liderët e së ardhshëm dhe si të tillë ata duhet të zhvillojnë jetën e tyre aktive në komunitet që në bankat e shkollës. Duke ndjekur kështu moton : "Mëso duke bërë". Studentët ambasadorë promovojnë universitetin duke marrë pjesë në panaire, aktivitete brenda dhe jashtë shkollore, duke prezantuar kështu nivelin dhe aftësitë e tyre jo vetëm individuale, por edhe të institucionit që ata përfaqësojnë.

Orientues të Kampusit

Ambasadorët thjeshtësojnë periudhën transitore të nje studenti të ri duke filluar nga dita kur ai shpreh interes ndaj institucionit, deri tek dita e fillimit të shkollës duke e orientuar atë në kampus dhe lidhur atë me jetën studentore si një barletas i ri.

Ciceronë të Kampusit

Si ciceronë të vizitave të kampusit, Studentët Ambasadorë u japin vizitorëve një pasqyrë të shpejtë dhe reale të eksperiencës së tyre në universitet, duke përshirë këtu edhe prezantimin e ambienteve te kampusit, programet qe ofrohen dhe atmosferën e përgjithshme.

Vizitorë të Shkollave të Mesme

Duke inkurajuar ndjekjen e studimeve të larta, studentët ambasadorë prezantojnë mundësinë në diçka të tillë në ambientet e institucionit tonë. Të mirat e shkollimit në UMB fillojnë me vlerat themelore mbi të cilat është vendosur UMB, si një institucion ku CILESIA është vlerësuar lartë nga organet kompetente. Stafi akademik i përzgjedhur, mbi të cilin ngrihet krenaria jo vetëm e UMB-së por edhe e tërë vendit, është një tjetër arsye se pse shkollimi këtu mbart një vlerë që vetëm rritet me kalimin e kohës.

Do të behësh pjesë e këtij ekipi?

Kryesisht studentët ambasadorë janë të përzgjedhur sipas listës së bursantëve në UMB. Megjithatë, nëse ju keni dëshirë të jeni pjesë e këtij ekipi por nuk jeni me bursë, jeni të ftuar të aplikoni. Kriteret e përzgjedhjes për këtë status janë:

Studentë të nivelit të lartë akademik me mesatare mbi 8(tetë).

Aftësi të mira komunikimi ku të shprehë entuziazmin e tij/saj

Sjellje korrekte dhe profesionale kur përfaqëson UMB-në

Ju lutem dorëzoni aplikimin tuaj pranë ZSHS.