Theodhor Vangjeli
 
Theodhor Vangjeli

Vendlindja: Korçë

Gjimnazi: Themistokli Gërmenji

Dega: Edukim Fizik dhe Sporte

Viti i Diplomimit: 2014-2017

Përse zgjodhët Marin Barletin?

Zgjedhja e Universitetit ishte krejt rastësore. Ishte koha ku pjesa më e madhe e universiteteve në Shqipëri po mbylleshin dhe Marin Barleti ishte zgjedhja e duhur. Pasi u informova për këtë universitet, pata një impakt të jashtëzakonshëm nga mënyra e organizimit të mësimdhënies dhe nga një staf i kualifikuar. Në UMB e ardhmja ime është e sigurt.

Pse zgjodhe këtë degë?

Zgjodha këtë degë sepse unë merrem me aktivitet fizik dhe dega Edukim Fizik e Sporte më bën të kualifikuar dhe më mundëson vazhdimësinë e pasionit tim.

A merr pjesë në klube dhe organizata studentore dhe pse?

Gjithmonë më kanë pëlqyer aktivitet jashtë programeve studimore dhe menjëherë jam bërë pjesë e aktiviteteve që klubet studentore organizojnë, ku përveç argëtimit bëhet gjithashtu e mundur njohja me njerëz të rinj dhe një informim më i zgjeruar.

1.Si studion në universitet?

Me dëshirë, vullnet dhe përkushtim.

2.Si mund të bëhesh studentë i suksesshëm?

Duke u marrë seriozisht që në hapat e para të studimit dhe duke kërkuar sa më shumë informacion mbi degën e zgjedhur.

3.Përshkruani kampusin?

Universiteti ofron të gjitha kushtet e mësimdhënies gjithashtu dhe të relaksimit të studentëve. Sallat e leksioneve i plotësojnë të gjitha kushtet, që nga teknologjia dhe deri tek komoditeti i studentëve, duke përfshirë sallën kompjuterike, bibliotekën, mensën, fotokopjen dhe për të mos lënë pa përmendur vendndodhjen e kampusit, ku mbizotëron qetësia dhe ajri i pastër pranë liqenit artificial.

4.Si është transporti në kampus? A ka parkim dhe si është ai?

Transporti i studentëve është personal. Hapësira e parkimit është e bollshme dhe pa pagesë.

5.Lënda e preferuar. Çfarë arrihet prej saj dhe si?

Lënda e preferuar është anatomia, e cila bën të mundur njohjen e të gjitha pjesëve të trupit duke të dhënë një mundësi në të ardhmen pse jo të një mjeku të mirëfilltë.