Ledjo Pinari
 
Ledjo Pinari

Vendlindja:Tiranë

Gjimnazi:"Kristaq Rama"

Dega: Shkenca Politike

Viti diplomimit: 2014-2017

Pse zgjodhët Marin Barletin ?

Zgjodha Marin Barletin sepse në gjimnaz vitin e fundit ishim të ftuar si klasë që të shikonim mundësitë që na ofronte ky universitet dhe të ishim të aftë të bënim një zgjedhja sa më të mirë për të ardhmen tonë. Pas vizitës që bëra në këtë universitet, pashë që ofronin kushte shumë të mira dhe kështu vendosa të shkoj tek Marin Barleti.

Pse e zgjodh ët këtë degë?

Unë kam pasur gjithmonë shumë dëshire të flas dhe të ndaj opinione me të tjerët dhe t’i dëgjoja opinionet e të tjerëve me shumë kureshtje. Pasi mbarova gjimnazin vendosa, sepse dhe familja më mbështeti me dëshirë në zgjedhjen e kësaj dege.

A merr pjesë në klube studentore dhe organizata studentore dhe pse ?

Deri tani nuk marr pjesë në ndonjë klub apo organizatë studentore, por kjo gjë do ndodhë shumë shpejt, sepse do të më duhet dhe do të më ndihmoje në degën që kam zgjedhur dhe njohuritë që më nevojiten për vazhdimësinë.

1. Si studion në universitet?

Duke treguar përkushtim dhe duke vlerësuar atë që marr dhe fitoj gjatë këtij studimi.

2.Si mund të bëhesh student i suksesshëm?

Dëshira dhe vullneti qëndrojnë bashkë me njëra-tjetrën. Në qoftë se i zotëron këto dy parime, atëherë je jo vetëm një student i suksesshëm, por dhe një njeri i suksesshëm.

3.Përshkruani kampusin?

Kushtet janë mjaftë të mira: gjen klasat me sistem ngrohje, kompjuter , video projektorë, mensën, bibliotekën, me pak fjalë gjen gjithçka që të duhet.

4.Dega e preferuar?

Historia e mendimit politik, sepse gjen dhe mëson shumë e më shumë për sistemet tona qeverisëse, revolucionet e ndodhur nëpër botë dhe jo vetëm kaq, gjen përgjigje dhe për çdo term që të duhet mbi format qeverisëse deri në ditët tona.