Kiara Tito
 
Kiara Tito

Vendlindja: Lushnje

Gjimnazi: Liceo scientifico M. Grigoletti, Itali

Dega: Shkenca Politike

Viti i diplomimit: 2013-2016

Pse zgjodhët UMB?

Rastësisht mora pjesë në një konkurs bukurie ‘Miss Shqipëria’, i cili bashkë me çmimin miss inteligjenca ofronte dhe bursë të plotë studimi në universitetin Marin Barleti. Në momentin që vizitova universitetin për herë të parë, ngela e kënaqur nga ambienti, stafi akademik dhe nga një shumëllojshmëri degësh studimore dhe u binda se doja të isha pjesë e këtij universiteti.

Pse zgjodhe këtë degë?

Dëshira ime për këtë degë ka filluar që në fëmijërinë time, pavarësisht se dëshira e prindërve të mi ka qenë që unë të vazhdoja për financë. Por zgjodha atë çfarë kisha dëshirë vetë, sepse e di që do të përkushtohem më mirë dhe mund ta bëj më mirë në një të ardhme falë edhe UMB.

A merr pjesë në klube dhe organizime studentore dhe pse?

Gjithmonë më ka pëlqyer pjesëmarrja në organizimet studentore që në universitetin tonë nuk kanë munguar asnjëherë, si p.sh. aktivitetet sportive, për mbrojtjen e mjedisit, ekskursione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Përgjigjuni me një fjali se çfarë këshillash do t’i jepnit një studenti të ri ose të ardhshëm mbi këto çështje:

Si studiohet në universitet?

Sistematikisht

Si mund të bëhesh student i suksesshëm?

Duke lexuar shumë dhe duke mos munguar në leksione .

Përshkruaj Kampusin ?

Një ambient i ngrohtë dhe shumë komod.

Si është transporti në kampus? A ka parking dhe a është me para apo jo?

Transporti është personal dhe pa pagesë.

Klasa e preferuar: Çfarë arrite prej saj dhe si?

Shkenca politike. Programi i universitetit ofron mjetet analitike dhe konceptuale për interpretimin dhe zgjidhjen e problemeve që rrjedhin nga procesi i europianizimit dhe globalizimit; zhvillon aftësi kërkimore dhe reflektimi në fushat shoqërore mbi dukuri që lidhen me dimensionet politike.