Eduina Tushe
 
Eduina Tushe

Vendlindja : Tiranë

Gjimnazi : Hydajet Lezha

Dega : Financë

Viti i diplomimit : 2014-2017

Pse zgjodhët Marin Barletin?

Realisht vizitova të gjithë universitet e mundshme që na ofron Tirana dhe në kërkim e sipër u ndala tek Marin Barleti. Pëlqimi nisi që nga mënyra e pritjes tek porta e shkollës e deri tek prezantimi i objektivave të saj dhe ambienteve brenda. Një vend i ngrohtë, me një nivel të lartë të stafit akademik dhe një larmi mundësish për të dalë i informuar nga aty. Ishte gjithçka kërkoja dhe nuk mora mundimin ta mendoja dy herë.

Thashë: - Unë do jem pjesë e këtij universiteti!

Pse zgjodhët këtë degë?

E kam menduar gjithmonë veten si një ekonomiste. Mes zgjedhjeve të disa degëve që m’u dukën më të përafërta me aftësinë e asaj çka mund të bëja në jetë, duke parë edhe mundësitë që do të më ofrohen pas përfundimit të shkollës, ekonomiku është zgjidhja e duhur.

A merr pjesë në klube dhe organizata studentore dhe pse?

Që e vogël jam marrë me aktivitete të ndryshme që na ofronte shkolla apo pallati i kulturës. Pasi u bë prezantimi i UMB-së, vura re që çdo student u ndje mirë me atë çka kishte në plan të bënte nëpërmjet klubeve studentore.

Si studion në universitet?

Me dëshirë dhe vullnet.

Si mund të bëhesh student i suksesshëm?

Pavarësisht se në ditët e sotme po ia rezervojmë shumicën e kohës pjesës elektronike, mund të them që me lexim, dëshirë, vullnet dhe seriozitet arrihet gjithçka.

Përshkruani kampusin?

Avantazhi më i mirë i universitetit është afërsia me liqenin. Pastërtia e godinave, ajri i pastër rreth e qark oborrit, kushtet e përshtatshme në dëgjimin e mësimdhënies, ofrimi falas i internetit si dhe qetësia që e karakterizon më së miri janë arsye pse gjithë studentët janë të kënaqur me atë çka ofron UMB.

Si është transporti në kampus? A ka parkim dhe si është ai?

Transporti është privat dhe parkimi është falas.

Lënda e preferuar. Çfarë arrite prej saj dhe si?

Deri tani lënda e preferuar është mikroekonomia. Sa më shumë dëgjoj shpjegimin e leksioneve, aq më shumë më bën të kuptoj sesi funksionon tregu. Informohem mbi gjëra të reja që me të vërtetë duhen për degën që po studioj. Ka të bëjë dhe aftësia e pedagogut për shpjegimin e saj dhe un jam shumë e kënaqur me të.