Anxhela Gjyla
 
Anxhela Gjyla

Vendlindja: Tiranë
Gjimnazi: A.Z.Cajupi
Dega: Shkenca Politike

Viti i diplomimit: 2014-2017

1. Pse zgjodhët UMB?

Pas disa kërkimeve për një fakultet serioze dhe të përkushtuar për përfitimin e dijeve të çdo studenti, vendosa të jem pjesë e SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”. Tashmë që jam pjesë e këtij universiteti, jam shumë e bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur duke përfituar me qartësi dijet nga një staf pedagogësh të kualifikuar.


2. Pse zgjodhe këtë degë?
Në përputhje me prirjet e mija, e gjeja veten më tepër të dhënë pas shkencave politike, që do të thotë të kesh më shumë aftësi komunikuese dhe t’i zotërosh më së miri. Kjo degë të jep mundësinë të përshtatesh më mirë në mjedise të ndryshme pune.

A merr pjesë në klube dhe organizime studentore dhe pse?
Sigurisht që po, më pëlqejnë aktivitetet që të mundësojnë kreativitetin tënd. SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” të jep mundësinë të marrësh pjesë në aktivitete të ndryshme, duke qenë pjesë e Unionit Studentor dhe këtë e them me bindje. Më pëlqen të jem pjesë e tyre, sepse çdo aktivitet ka qëllim të nxjerrë përfundime dhe mesazhe në të mirën e studenteve duke i aktivizuar.

Përgjigjuni me një fjali se çfarë këshillash do t’i jepnit një studenti të ri ose të ardhshëm mbi këto çështje:

1. Si studiohet në universitet?

Me përkushtim, vëmendje dhe me dëshirën e madhe për përgatitjen e së nesërmes.

2. Si mund të bëhesh student i suksesshëm?

Meqenëse degën e kam zgjedhur me shumë siguri, kjo më rrit dëshirën e madhe për të lexuar dhe punuar fort mbi objektivin tim për të qenë e suksesshme në rrugën time.


3. Përshkruaj Kampusin

Është një ambient që më sjell pozitivitet dhe për më tepër dashamirësi. Të mundëson salla kompjuterike, bibliotekë, mensë etj.


4. Si është transporti në kampus? A ka parking dhe a është me para apo jo?

Transporti është personal dhe parkingu pa pagesë.

5. Klasa e preferuar: Çfarë arrite prej saj dhe si?

Klasa e preferuar është ajo ku zhvilloj lëndën “Historia e mendimit politik”, ku diskutojmë problematika të ndryshme në ambientin që na rrethon