Antonia Shakaj
 
Antonia Shakaj

Vendlindja: Vlorë

Gjimnazi: Mësonjëtorja Dertliu

Dega: Drejtësi

Viti i diplomimit: 2014-2017

Pse zgjodhe UMB?

Dëshira ime ishte të vazhdoja studimet në degën e drejtësisë. Studimet e larta i mendoja në një fakultet ku të mos kishte barriera midis pedagogut dhe studentit. Dëshiroja një fakultet ku i gjithë stafi pedagogjik të krijonte një mendim apo vlerësim për studentin në bazë të kontributeve të tij dhe jo thjeshtë të dinte emrin e studentit. Këtë gjë e kam gjetur të përsosur këtu në UMB.

Pse zgjodhe këtë degë?

Zgjedhja për të studiuar drejtësi ishte një pasion që nga fëmijëria. Të gjithë ne fëmijët kemi një shprehje që “kur të rritemi do bëjmë gjithçka”. Kur shikon njerëz që vuajnë nga padrejtësitë që bëhen në këtë vend, mendon se si të bësh diçka për të realizuar ëndrrën tënde më të madhe , të vësh drejtësi. Në këtë mënyrë arrin të realizosh ëndrrën e shumë njerëzve të tjerë.

A merr pjesë në klube dhe organizime studentore dhe pse?

Që në shkollën fillore kam pasur mundësinë të jem pjesë e shumë aktiviteteve të ndryshme që zhvillojnë aftësitë e tua komunikuese, drejtuese, bashkëpunuese dhe mbi të gjitha të zgjojnë dëshirën për të qenë aktiv. Ku ka më bukur se kur informohesh në fakultetin që do vazhdosh. Të jepet mundësia për të shprehur vlerat e tua falë konferencave dhe aktiviteteve të ndryshme që organizohen.

Si studiohet në universitet?

Serioziteti dhe përkushtimi janë dy sloganet e shkollës UMB.

Si mund të bëhesh studentë I suksesshëm?

Pasioni për degën që vazhdon dhe besimi në vete, të bën t’i kesh prioritet studimet e tua.

Përshkruaj kampusin?

Kushte shumë të mira, gjithçka që një studentë dëshiron t’i ketë në universitet, bibliotekë për të lexuar në kohën e lirë, klasa shumë të mira me ngrohje dhe një godinë në vendin më të bukur të qytetit.

Si është transporti në kampus? A ka parking dhe a është më pagesë apo jo?

Transporti është personal, gjendet një parkim i madh pa pagesë.

Klasa e preferuar: Çfarë arrite prej saj dhe si?

E drejta kushtetuese është lënda ime e preferuar, sepse flet për atë që ka më shumë rëndësi në drejtësi, ”kushtetuta”, ligji themelor i një shteti. Kam arritur të kuptoj se si funksionon baza e një shteti me ligjet kushtetuese.