Në vijim të vizitave akademike të parashikuara si pjesë e aktiviteteve ekstra kurrikulare të “Universiteti Barleti” , më datë 21 janar 2016, studentë të vitit të II dhe të III të programit shkenca politike dhe juridike të shoqëruar nga pedagogët Fatjona Qurku dhe Brikena Tolli, ishin të pranishëm dhe ndoqën seancën plenare të ditës së enjte.
Kjo vizitë dhe shumë të tjera që do të pasojnë, kanë si synim t’i familjarizojnë ata me misionin dhe funksionin e institucioneve politike vendimmarrëse.
Seanca filloi me miratimin e procesverbalit të seancës plenare, të datës 18 janar 2016, për të vijuar diskutimet në lidhje me aktet normatike të Këshillit të Ministrave “
Për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2015”, dhe me Dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” etj.
Kjo vizitë e kthyer tashme në traditë prej dy vitesh, u cilësua nga vetë studentët si shumë me vlerë duke u mundësuar atyre një konkretizim të realitetit politik, të studiuar në auditorët e universitetit “Barleti”.