Më datë 13 janar 2016, në ambientet e “Universiteti Barleti” u mirëpritën studentët e Universitetit të Nebraskës të shoqëruar nga pedagogia Ingrid Begon në kuadër të vizitës së tyre studimore në Ballkan.
Studentët u pritën në hollin e Institucionit në prani të pedagogëve Reis Mulita, Eurona Leka, Esmeralda Hasanaj, Fatjona Qurku dhe Albina Shehu, Koordinatores së Klubeve Studentore, Anisa Brano dhe studentëve të shkencave sociale e politike.
Një prezatim i shkurtër mbi Universitetin, programet dhe aktivitetet iu bë të pranishmëve nga pedagogia Eurona Leka. Më pas diskutimi u bë interaktiv, i shoqëruar me ndërhyrjet e Dr. Reis Mulita si edhe pyetjet dhe kureshtjet e shumta të studentëve.
Në vijim studentëve u mundësohet një tur në ambientet e “Universiteti Barleti” duke I njohur ata më nga afër me auditoret, mjediset e studimit dhe argëtimit të studentëve.
Në përfundim të vizitës, por edhe në shenjë kujtimi, ky moment interesant u fiksua në celluloid.