"Universiteti Barleti" , Klubi i Vullnetareve në UB (Universiteti Barleti) në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, dega Tiranë si cdo vit organizon fushatën sensibilizuese për mbledhjen e ndihmave duke ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
Sot më datë 1 Qershor në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijeve u finalizua mbledhja e fondeve për "fëmijët jetim në komunitet".
Barletasit, krenarë që mundën të japin ndihmesën e tyre, duke falenderuar studentët dhe stafin e tij për këtë nismë humane.