Departamenti i Ekonomisë, Financave dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me Klubin e Menaxhimit, organizoi leksionin e hapur me temë: "Edukimi dhe Karriera". E ftuar Znj. Elma Zeneli, Alumni UB dhe Menaxhere e Burimeve Njerëzore në Fushë - Krujë Cementt Factory sh.p.k.
Znj. Zeneli përcolli për auditorin përvojën e saj në kompani, ndikimin që arsimimi në programin MP “Lidership dhe Menaxhim i Burimeve Njerëzore” ka patur në zhvillimin e karrierës së saj dhe metodat që përdoren nga kompania për punësimin e talenteve.