Në datë 04 shkurt 2020, Departamenti i Drejtësisë zhvilloi aktivitetin me temë: Menaxhimi i kohës për studentët e drejtësisë ku i ftuar ishte Av. Ledio Milkani, Themelues dhe administrator i qëndrës se trajnimeve :Praktikë juridike, Drejtor i Departamentit Ligjor pranë Kadiu Group dhe ekspert ligjor në disa shoqëri tregtare.
Prezantimi i z. Milkani u fokusua kryesisht në një analizë të kohës së shpenzuar në studime dhe në punë, duke e finalizuar prezantimin me disa këshilla praktike dhe të posaçme për studentët e Drejtësisë. Një menaxhim sa më i mirë dhe racional i kohës mbetet një ndër sfidat e çdo eksperti të fushës së
Drejtësisë.