Ditën e premte, nisi rrugëtimin e tij Klubi i Teatrit, me regjizoren e re Pamela Rexhepi e cila do zhvillojë seanca leksionesh dhe prova përgatitore për vënie në skenë të një pjese artistike. Gjatë seancës të parë studentët interpretuan pjesë nga veprat botërore duke treguar talentin e tyre para rregjizores dhe studentëve anëtarë të klubit.
Ky klub synon të organizojë studentë të apasionuar pas aktrimit, regjisë, skenografisë, kostumografisë që të marrin pjesë në aktivitetet artistike-kulturore. Në muajt në vazhdim pritet të vihet në skenë një komedi ku protagonistë do jenë studentët e UB.
Nëse mendoni se jeni i talentuar dhe keni dëshirë të jeni pjesë e aktiviteteve artistike-kulturore, mund të bashkoheni në klubin e Teatrit.