Ditën e mërkurë, datë 22.01.2020, u zhvillua takimi i rradhës i Dekanit të Studentëve, me senatorët e Kampusit 1 dhe Presidentin, Zv. Presidentin dhe Sekretaren e Senatit Studentor në Universitetin Barleti.
Qëllimi i këtij takimi ishin diskutimet mbi problematikat që mund të hasen gjatë procesit mësimor, frekuentimi i orëve të mësimit nga studentët, si dhe gjallërimi i jetës studentore brenda dhe jashtë kampusit.
Diskutimet ishin konstruktive dhe tematikat ngjallën interes tek të gjithë senatorët, duke shprehur se takime të tilla duhet të jenë më të shpeshta sepse janë shumë produktive dhe në dobi të studentëve. Një takim i ngjashëm do të zhvillohet edhe me senatorët e Kampusit 2.