Klubi i Vullnetarëve të UB ose Klubi Shpresa, organizoi ditën e enjte, datë 23.01.2020, nën drejtimin e pedagoges Migena Kapllanaj, aktivitetin lidhur më funksionimin e klubit dhe mënyrat si do veprohet për të shprehur dëshirën e mirë të studentëve në ndihmë të personave në nevojë.
Të gjithë studentët shprehen dëshirën për të qenë pjesë aktive e vullnetarizmit dhe vendosën të organizojnë nismën e mbledhjes së rrobave, librave dhe lodrave që nuk përdorën më, si ndihmë për fëmijët në nevojë.
Nëse keni rroba që nuk përdorni më, lodra për fëmijë, ju lutem konsiderojeni ti dhuroni, se sa ti hidhni ato. Kjo është një mundësi për të ndihmuar dikë, pa shpenzuar shumë. Të gjitha dhurimet do të dorëzohen nga anëtarët e klubit. Kutitë do të vendoset në hollin kryesor të UB. Data e dorëzimit të dhurimeve do të jetë 7 Shkurt 2020.