Studentët - Universiteti Marin Barleti

Klubet Studentore në universitetin tonë janë ngritur dhe ndërtuar mbi baza akademike, të cilat kanë në plan të parë orientimin e studentit, përshtatjen e tij me jetën studentore dhe njëkohësisht pasurimin dhe zbukurimin e saj. Të gjithë klubet kanë nisur së funksionuari me lejen dhe mbikqyrjen e një anëtari të stafit akademik, dhe kanë në qendër të filozofisë së ekzistencës së tyre ekskluzivisht studentin Barletas. Grupet që merren me aktivitetet, ose të quajtura ‘klubet’ synojnë që të mundësojnë organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sociale të studentëve tanë, si dhe të zhvillojnë marrëdhënie ndërpersonale dhe të aftësitë e lidershipit.

Pjesë e Klubeve Studentore mund të jenë jo vetëm studentët Barletas, por gjithashtu mirëpresim anëtarësim dhe pjesëmarrje edhe nga gjimnazistë, kolegjistë dhe maturantë nga e gjithë Shqipëria, të cilët mund të zgjedhin secilin klub në bazë të interesave të tyre dhe mund t’a përdorin përvojën e fituar në këto klube, në karrierën e tyre të ardhshme akademike dhe profesionale. Studentët e diplomuar apo Alumni gjithashtu mund të marrin pjesë si anëtarë nderi në këto klube, duke dhënë kontributin e tyre përmes eksperiencës së mëparshme.

Sot, Universiteti Marin Barleti ka 17 klube studentore aktive si më poshtë:
Klubi i Artit dhe i Kulturës, Klubi i Sportit dhe Rekreacionit, Klubi i Këshillimit të karierës dhe orientimit për tregun e punës, Klubi Outdoors Club, Klubi i Fotografisë, Klubi i Vullnetarëve të UMB ose Klubi Shpresa,  Klubi i Marketingut dhe Menaxhimit, Klubi i Ekonomistëve të rinj, Klubi i Teatrit, Klubi i Psikologëve, Klubi i Debatit dhe Komunikimit, Klubi i Liderve të rinj, Klubi i Ligjit, Klubi i Sipërmarrësve, Klubi i Librit, Klubi i Arkitektëve dhe Klubi i Programimit.

Formularet

1. Formulari individual për pjesëtarët e klubit (PDF)
2. Formular për anëtarësim në klub (PDF)
3. Formular Aplikimi për Anëtar të Bordit Drejtues të klubeve studentore Marin Barleti (PDF)
4. Formular për formimin e klubit studentor (PDF)
5. Formular për zhvillimin e aktiviteteve (PDF)
6. Kalendari vjetor i aktiviteteve të klubeve studentore (PDF)