Studentët - Universiteti Marin Barleti

“Barletas” është emri i dytë i çdo studenti që ndjek studimet e tij në UMB. Dekani i studentëve është mbështetja e parë në çdo aktivitet që organizojnë Barletasit, brenda dhe jashtë kampuseve. Misioni i këtyre aktiviteteve është të pasurojnë zhvillimin intelektual, etik dhe social të studentëve në UMB, duke i angazhuar ata më shumë në komunitet si dhe duke nxitur e zhvilluar shprehi dhe aftësi drejtuese e organizative. Zyra e Dekanit të Studentëve është angazhuar për ofrimin e programeve dhe shërbimeve cilësore, të cilat promovojnë vetëqeverisjen, respektimin e diversitetit, përgjegjësinë qytetare dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës. Synimi është integrimi i shpejtë i studentëve të UMB-së në shoqërinë e sotme shqiptare, duke bërë që dimensioni rinor të jetë një faktor i rëndësishëm në drejtimin akademik të universitetit.

Universiteti vë në dispozicion të studentëve shërbimet dhe infrastrukturën e nevojshme që lidhet drejtpërdrejtë me sigurimin e cilësisë së studimeve, të jetës sociale dhe të shëndetit të studentëve, duke filluar që nga përkujdesja e mbikqyrja akademike, asistenca e personelit administrative dhe infrastrukturë ndihmëse si bibliotekat, sallat e kompjuterave, laboratori i gjuhëve të huaja, si edhe infrastrukturë mbështetëse për aktivitet sportive, të gjitha këto sipas parametrave dhe standardeve bashkëkohore.

Ne besojmë se studentët janë Ambasadorët më të mirë të gjithçkaje që Universiteti Marin Barleti përfaqëson, ndaj ju ftojmë të ndjeheni të mirëpritur për të qenë një pjesëmarrës aktiv në jetën studentore në Universitetin Marin Barleti.