Barletasit
Komuniteti "Marin Barleti" përbëhet nga studentët marinbarletas të kategorive të ndryshme, personali akademik e administrativ, bashkëpunëtorët, partnerët dhe ambasadorët.

Me Komunitetin "Marin Barleti" synohet:
  • Krijimi i një identiteti të veçantë kulturor në nivel kombëtar, rajonal e më gjerë;
  • Rritja e ndjenjës së krenarisë së të qënit pjesë e këtij komuniteti dhe e SHLUJ “Universiteti Marin Barleti";
  • Krijimi i rrjeteve të ndryshme të komunikimit (virtuale dhe jo vetëm);
  • Vendosja e lidhjeve të përhershme të SHLUJ “Universiteti Marin Barleti" me studentët e diplomuar (alumni), sikurse me partnerët, bashkëpunëtorët dhe ambasadorët.
  • Shndërrimi i universitetit dhe komunitetit "Marin Barleti" jo vetëm në një qendër të madhe të arsimimit e të përfitimit të dijeve gjatë gjithë jetës, por edhe në një qendër të madhe të kulturës, e në një shkollë të mendimit.